Arsenali e ka nisur mbarë këtë sezon të ri në Premier League, me “Topçinjtë” e Londrës që kanë marrë dy fitore në dy javët e para. Pasi mposhtën pastër 0-3 ekipin e Fulham, djemtë e Artetës morën dhe një tjetër fitore në derbi, kësaj radhe përballë West Ham.
“Topçinjtë” fituan me rezultatin 2-1. Fillimisht, ishte Lacazette ai që zhbllokoi shifrat, me bomberin francez që shënoi golin e dytë këtë sezon. Më pas, West Ham barazoi me anë të Antonios, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në baraspeshë 1-1.
Në pjesën e dytë, West Ham luajti më mirë, ndërsa Arteta bëri dy zëvendësime: Nicolas Pepe dhe Eddie Nketiah. Ishte pikërisht ky i fundit që shënoi golin e fitores për Arsenalin, në minutën e 85-të të takimit./abcnews.al