Drita ia doli të mposhtë 2-1 Inter Escaldes në sfidën paraeliminatore në Champions League që u luajt në Nion të Zvicrës dhe tani do të ndeshjet me Linfield, ekipin nga Irlanda e Veriut.
https://streamable.com/ivu271
Dueli u zgjidh në 45 minutat e para, aty ku u shënuan të tre golat e ndeshjes. Takimi u zhbllokua nga Xhevdet Shabani në mesin e pjesës së parë. 33-vjeçari shënoi një gol fantastik në minutën e 21-të.
Champions League, raundi paraeliminator
Drita– Inter Escaldes 2-1
(Shabani 21′, Namani 45+4′ / Garcia 28′)
Kampionët e Andorrës reaguan dhe barazuan sfidën tetë minuta më pas me anë të qendërmbrojtësit Emili Garcia. “Intelektualët” nuk u demoralizuan dhe u hodhën në sulm, duke u rikthyer sërish në avantazh.
Hamdi Namani u tregua i saktë në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, gol që vulosi kualifikimin më tej të kampionëve të futbollit dardan.
Drita e menaxhoi këtë rezultat në fraksionin e dytë dhe e nis në mënyrën e duhur aventurën evropiane. Takimi përballë Linfield do të zhvillohet të martën në mbrëmje (11 gusht, 18:00). /abcnews.al