Kombëtaret e mëdha kanë zbritur sonte në fushën e blertë. Belgjika po luan në shtëpi kundër Zvicrës, me helvetët që kanë mbyllur fraksionin e parë në avantazh falë rrjetës së Admir Mehmedit pas çerek ore lojë.
I njëjti rezultat në pjesën e parë edhe në duelin Holandë-Spanjë. Sergio Canales mori një asist nga juventini Morata në minutën e 19-të dhe mposhti me një diagonalte të saktë Marco Bizot e AZ Alkmaar.
Italia ka zgjedhur një takim të lehtë. Djemtë e Roberto Mancinit po luajnë në “Artemio Franchi” të Firences kundër modestëve të Estonisë. 2 gola kanë shënuar të kaltrit dhe të dy ishin shumë të bukur.
Goli i parë erdhi pas një goditje fantastike të Vincenzo Grifos, sulmuesit anësor të Freiburg, teksa Federico Bernardeschi dyshoi nëpërmjet një veprimi të bukur teknik dhe gjuajtjes së saktë.
Në avantazh e mbylli edhe Gjermania kundër Çekisë. Pjesa e parë u zhbllokua nga Gian-Luca Waldschmidt në minutën e 13-të. Sulmuesi i Benfikës shfrytëzoi një asist të Max dhe dërgoi topin në rrjetë. /abcnews.al
https://streamable.com/9lvqhf