Sevilla-Dortmund, dueli i parë i raundit të 1/8 në Champions League, ka nisur “zjarr”. Vendasit gjetën golin e avantazhit me anë të Susos në minutën e shtatë, por festa andaluziane ka zgjatur pak.
Verdhezinjtë nga Gjermania rikthyen baraspeshën 12 minuta më vonë. Mahmoud Dahoud mori një pasim nga Haaland dhe dhuroi një goditje fantastike.
Asnjë shans për portierin vendas, gjuajtja e 25-vjeçarit në rrjetë dhe barazim 1-1 në “Estadio Ramón Sánchez Pizjuán”, aty ku po zhvillohet një ndeshje shumë e bukur.
ERLING HAALAND. MR CHAMPIONS LEAGUE! #UCL ??? pic.twitter.com/rdTYlBTRxK
— HaalandReport ?? (@HaalandReport) February 17, 2021
Skuadra mike realizoi një tjetër gol në minutën e 27-të. Inkursion fantastik i Erlig Haaland, kombinim i bukur me Jadon Sancho dhe finalizim i bombert nordik, i cili kalon Dortmundin në avantazh. /abcnews.al