Florian Marku po përgatitet për duelin e radhës, kundër Rylan Charlton. Kjo betejë do të zhvillohet në Londër më 20 shkurt dhe boksieri shqiptar po përgatitet që të fitojë, ndryshe nga se ndodhi më 12 dhjetor kundër Jamie Stewart.
Më këtë të fundit barazoi, por në shënjestër përfundoi gjyqtari i ndeshjes. Dominimi i Markut nuk u vu re nga ai dhe në fund shpalli rezultatin përfundimtar 76-76.
“Në 20 shkurt nuk do e lë ndeshjen në duart e gjyqtarëve” shkruante para pak kohësh Marku, i cili mezi e pret duelin me britanikun Charlton.
Në orët e vona të ditës së djeshme boksieri shqiptar ka ngacmuar sërish, teksa në rrjetet sociale ka postuar një video dhe atë e shoqëron me këtë mesazh: “Edhe 10 ditë dhe do e shihni”. /abcnews.al
View this post on Instagram