VIDEO/ Dueli i çmendur: Riveri fiton pa stol dhe me mesfushor në portë, Perez “flakë”

schedule12:58 - 20 Maj, 2021

schedule 12:58 - 20 Maj, 2021

Edhe pse me 25 mungesa për shkak të pandemisë dhe faktit që në portë luajti mesfushori Enzo Perez, River Plate ia doli të fitojë takimin shtëpiak ndaj Santa Fe në Kupën Libertadores. “Los Millonarios” triumfuan 2-1 në Buenos Aires.

Golat e fitores për ekipin argjentinas u shënuan nga Fabrizio Angileri dhe Julian Alvarez, ndërsa lojtari më i mirë i ndeshjes ishte “portieri” i veçantë. 35-vjeçari Enzo Perez, i cili numëron 26 ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Argjentinës, kreu disa pritje spektakolare.

Trajneri Marcelo Gallardo nuk kishte asnjë alternativë në stol, duke u detyruar të mos kryente asnjë zëvendësim. Gjithsesi, futbolli është një lojë e çmendur, asnjë nga titullarët nuk u dëmtua për fat të mirë, djemtë e tij morën tre pikët, teksa “veterani” Perez tregoi se ka talent edhe mes shtyllave. /abcnews.al