Prej 23 qershorit Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, në një lëvizje simbolike të bllokut që mban lart moralin në kohë lufte.
Moving to tears – the EU flag is been brought to the plenary hall of @ua_parliament. To stay. pic.twitter.com/qkZxfwjF7O
— Matti Maasikas (@MattiMaasikas) July 1, 2022
Një javë më vonë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i është drejtuar Verkhovna Radas, parlamentit ukrainas, duke thënë se vendi tani e ka të qartë perspektivën europiane.
Ndërkohë, para se presidentja t’u drejtohej ligjvënësve ukrainas, në parlament hyri flamuri me 12 yje i Bashkimit Europian.
Deputetët, së bashku me presidentin Volodymyr Zelensky e shoqëruan me duartrokitje vendosjen e flamurit të BE-së paralel me atë ukrainas.
Matti Maasikas, ambasadori i BE-së në Ukrainë e cilësoi gjithë skenën si diçka prekëse dhe përlotëse. /abcnews.al