Në futboll kemi parë driblime nga më spektatoret, por nga Argjentina vjen diçka që nuk ka ndodhur më parë. Bëhet fjalë për një veprim fantastik të sulmuesit të River Plate, Matias Suarez, gjatë duelit me Rosario Central.
Ish-lojtari i Anderlecht mori një krosim dhe kontrolli i topit me gjoks nga ana e tij ishte aq perfekte sa ia kaloi topin mes këmbëve mbrojtësit Joaqun Laso. Ky i fundit nuk e priste diçka të tillë dhe e vetmja mënyrë për të ndalur 32-vjeçarin ishte përmes faullit.
Orgásmico Matías Suárezpic.twitter.com/f86E1cOmFp
— SolE (@msole_087) February 21, 2021
Takimi u mbyll me fitoren bindëse 3-0 të River Plate, falë golave të Rafael Borre, Gonzalo Montiel dhe Nicolas De La Cruz. Gjithsesi, përpos triumfit vëmendjen më të madhe e mori pikërisht ky driblim i Suarezit. /abcnews.al