Gjermani-Turqi është më shumë se një miqësore. Dy kombëtaret po përballen mes tyre në stadiumin ” RheinEnergieStadion” të Këlnit dhe goli i parë ka ardhur në shtesat e 45 minutave të para.
Julian Draxler i ka dhënë avantazhin “Pencerave”. Dalje e shpejtë e djemve të Joachim Low, asist i Kai Havertz dhe finalizim i 27-vjeçarit të PSG-së.
Draxler gjeti golin edhe në minutën e shtatë të takimit, por anësori anuloi gjithçka për pozicion të parregullt. /abcnews.al