Kampionët në fuqi të Premier League, Manchester City, ka humbur sot në takimin kundër Wolverhampton, një rezultat surprizë 0-2. Në shtëpinë e tyre, të besuarit e Guardiolës ishin favoritët kryesorë për të triumfuar, por bënë një ndeshje për t’u harruar. Edhe pse iu afruan disa herë golit, Wolves u mbrojt mirë dhe shfrytëzoi në maksimum kundërsulmet.
Njeriu që vendosi këtë takim, ishte Adama Traore. Anësori i “Ujqërve” shënoi dy gola në 10 minutat e fundit, duke shokuar të gjithë të pranishmit në stadium. Pas kësaj humbje, Manchester City mbetet në kuotën e 16 pikëve në vendin e dytë, plot 8 pikë pas Liverpoolit kryesues./abcnews.al
Premier League, java 8
Manchester City – Wolverhampton 0-2
Traore 80′, 90+1′