“Demat” e RB Leipzig nuk kanë zhgënjyer në “shtëpinë” e tyre, ku në “Red Bull Arena” kanë mundur me rezultatin e pastër 2 me 0, “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, në çerek-finalet duke kapur kështu gjysmë-finalet e Kupës së Gjermanisë.
Nga një gol në secilën pjesë kanë mjaftuar për “demat” e Leipzig, ku fillimisht avantazhin e mori “bomberi’ i Leipzig, Timo Werner, në minutën e 22’-të ku pas një kundërsulmi vrastar sulmuesi i pozicionuar siç duhet në zonën kundërshtare çon topin në rrjetën e “verdhezinjve”. Për të vulosur rezultatin 2 me 0 mendoi hungarezi i mbrojtjes, Willi Orban, i cili “hipotekoi” fitoren e vendasve në minuën e 98’-të.
Me këtë fitore Leipzig i bashkohet Eintracht Frankfurtit, Stuttgarttit dhe Freiburgut në gjysmë-finalet e këtij edicioni të Kupës së Gjermanisë, “DFB Pokal”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Timo Werner:
Goli i Willi Orban: