VIDEO/ ‘Doreza e çuditshme’, Wilder akuzon hapur Furyn për mashtrim

schedule14:15 - 1 Nëntor, 2020

schedule 14:15 - 1 Nëntor, 2020

Ish-kampioni i botës për pesha të rënda në WBC, Deontay Wilder, ka akuzuar Tyson Furyn për mashtrim në dy duelet, që kanë zhvilluar mes tyre. Amerikani humbi titullin e tij në sfidën e dytë kundër britanikut, por deklaron përmes një videoje se ka vënë rë diçka të çuditshme tek dorezat e kundërshtarit të tij.

“E pashë në duelin e parë, kur Ricky Hatton po i tërhiqte dorezat atij në një pozicion të papërshtatshëm. Këtë gjë e bënë dhe në ndeshjen e dytë, por aty unë u gërvishta tek veshët, çka më solli gjakderdhje.

Është e pamundur që ai të mbajë një dorezë në formë të tillë. Aty sikur ishte vendosur diçka e fortë nga brenda dhe kishte peshën e një veze. Ajo më la dëme në fytyrë”, deklaron Wilder në videon, të cilën e ka postuar në rrjetet sociale.

Menjëherë ka ardhur reagimi nga kampi i Furyt, të cilët kanë mohuar të gjitha akuzat. Ata kanë deklaruar se në momentin kur dorezat janë veshur, aty kanë qenë të pranishëm anëtarë të stafit të Wilderit. Gjithesesi, ky reagim nuk e ka penguar aspak boksierin ta postojë videon, që ka marrë shumë reagime në rrjet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!