VIDEO/ Dopieta e Wilson nuk mjafton, Leeds e Newcastle e mbyllin në “paqe” në “Elland Road”

schedule15:37 - 13 Maj, 2023

schedule 15:37 - 13 Maj, 2023

Leeds dhe “bardhezinjtë” e Newcastle nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2 me 2, në sfidën e parë të javës së 36-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim ishte një përballje shumë e luftua.

Të parët që e gjetën golin ishin vendasit e Leeds, të cilët shënuan që në minutën e 7’-të me anë të Luke Ayling, ndërsa 24 minuta më vonë, një 11-metërsh i akorduar nga arbitri kryesor përkthehet në gol ana e “bomberit” anglez të “dallëndysheve”, Callum Wilson, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 1 me 1.

Me nisjen e pjesës së dytë, djemtë e Eddie Howe u hodhën menjëherë në sulm dhe në mintuën e 69’-të arritën të gjenin avantazhin, ku sërish protagonist ishte “bomberi”, Callum Wilson ku sërish ezkekutoi në mënyrë perfekte një 11-metërsh. Mirëpo, nuk mbaron me kaq pasi vetëm 10 minuta më vonë, anësori i mbrojtes së Leeds, Rasmus Kristensen mposht lehtësisht portierin Pope duke barazuar gjithçka.

Pas këtij rezultati, Newcastle mbetet në vendin e 3-të në kampionat, me 66 pikë 3 më shumë se Manchester United i vendit të 4-rt, ndërkaq, në anën tjetër, Leeds mbeten me 31 pikë dhe nodhet në vendin e 18-të të renditjes dhe sezonin tjetër pritet të rikthehet në Championship. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Luke Ayling, 1-0:

Goli i Callum Wilson, 1-1:

Goli i Callum Wilson, 1-2:

Goli i Rasmus Kristensen, 2-2:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!