Romelu Lukaku shënoi dy gola për Interin në takimin kundër Udineses në transfertë, duke i dhënë fitoren e pastër 0-2 zikaltërve. Kjo fitore e ngjit Interin në kuotën e 51 pikëve, tre më pak se Juventusi kryesues.
Pjesa e parë e kësaj sfidë u mbyll e barbartë pa gola, ndërsa në të dytën, Lukaku dhuroi spektakël. Fillimisht, bomberi belg shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 65-të, ndërsa në të 72-ën, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë./abcnews.al
Serie A, java 22
Udinese – Inter 0-2
Lukaku 65′ 72′ (p)