Kualifikim drithërues, por tepër i merituar i Laçit në Conference League. Bardhezinjtë kishin humbur 1-0 sfidën e parë me Podgoricën të luajtur në Mal të Zi, ndërsa sot ia dolën të kalojnë në raundin e dytë pas plot 120 minutave.
https://streamable.com/xjgh79
Koha e rregullt e sfidës së luajtur në “Elbasan Arena”, përfundoi 1-0 për ekipin kurbinas, që gjeti golin me anë të Ardit Deliut (60′). “Vendasit” dominuan rivalët malazezë, por portieri 18-vjeçar, Nikola Ivezic, ia doli të dërgojë Podgoricën në shtesa me pritjet e tij fantastike.
https://streamable.com/ru09ul
Laçi nuk u përmbajt në shtesa dhe realizoi dy gola të tjera. Në fillim me Regi Lushkjen (90+3′) falë një goditje të saktë dhe potente, teksa Fatmir Prengaj vulosi kualifikimin e ekipit të tij me golin e shënuar në minutën e 114-të.
https://streamable.com/n05276
Fitore e madhe dhe kualifikim me zemër e i bukur i skuadrës kurbinase, që në raundin e dytë të Conference League do të ketë përballë rumunët e Univ Craivoa. Në raundin e dytë edhe Drita, që eliminoi Decic, skuadrën shqiptare që garon në kampionatin e Malit të Zi.
https://streamable.com/v46ujo
“Intelektualët”, të cilët kishin fituar 2-1 në shtëpi, ia dolën të mposhtin 0-1 Decic. Golin e fitores e shënoi Ardian Cuculi gjashtë minuta përpara mbylljes së ndeshjes. Festë tek ekipi dardan, që ia doli të kualifikohet në derbin shqiptar dhe në raundin e dytë të Conference League do të ketë përballë holandezët e Feyenoord. /abcnews.al