VIDEO/ Domgjoni tund rrjetën, asist i Kolollit. Shqiptarët protagonistë te Zurich

schedule16:44 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 16:44 - 6 Dhjetor, 2020

Zurich po kalon një moment të mirë në kampionatin zviceran. Sot luan në shtëpi kundër Laussane, takim që po e udhëheq 2-0. Goli i parë u shënua nga Toni Domgjoni, mesfushori shqiptar që aktivizohet me Zvicrën U21.

22-vjeçari tregoi kualitetin e tij në minutën e 17-të dhe zhbllokoi sfidën me një goditje të bukur dhe potente, duke gjetur golin e dytë në kampionatin helvet. 11 minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për Zurich, me Benjamin Kolollin protagonist.

“Xholi” i Kosovës u nis bukur nga krahu i majtë, i rezistoi ndërhyrjes së mbrojtësit mik dhe dhuroi një asist perfekt për Tosin Aiyegun, me nigerianin që dërgoi lehtësisht topin në rrjetën e skuadrës kundërshtare.

Asisit i dytë për Kolollin, i cili numëron edhe 3 gola të shënuar këtë sezon, teksa Zurich, që mban përkohësisht vendin e tretë në kampionat, është shumë afër marrjes së tre pikëve të radhës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!