VIDEO/ Dolën për të shijuar birra, pas pijes “kërciti” grushti, familja prej 5 anëtarësh përleshen në rrugë

schedule21:58 - 1 Korrik, 2022

schedule 21:58 - 1 Korrik, 2022

Një përleshje familjare shpërtheu në rrugë dhe arsyeja do t’ju habisë.

Një debat u përshkallëzua  në dhunë pasi pesë anëtarë të së njëjtës familje të madhe u takuan për të pirë.

Pamjet e marra jashtë pijetores Long Pull në Wrexham tregojnë John Rogers, 39 vjeç që godet me bërryl Gavin Randles, 61 vjeç, në fytyrë duke e rrëzuar atë pa ndjenja.

Para kësaj, Michael Hughes, 46 vjeç, u filmua duke u goditur në pjesën e pasme të kokës përpara se të përplasej me Rogers.

Në përleshje u përfshinë dhe dy anëtarët e tjerë të familjes, Samantha Hughes, 43 vjeç dhe Yvonne Moore, 54 vjeç.

Gjatë sherrit, një shpërndarës i Just Eat me biçikletë u përpoq të futej mes tyre, por nuk ia doli.

Të pesë të pandehurit, nga Wrexham, pranuan grindjen në Gjykatën e Mold Crown./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!