VIDEO/ Do luajë me Kosovën, tropojani Sylisufaj shënon një eurogol në Suedi

schedule22:26 - 23 Korrik, 2020

schedule 22:26 - 23 Korrik, 2020

Edi Sylisufaj është vetëm 20 vjeç, luan në rolin e qendërsulmuesit dhe ka lindur në Suedi. Prindërit e tij janë me origjinë nga Tropoja dhe Edi (ka luajtur tre ndeshje me Suedinë U-17) ka vendosur të përfaqësojë Kosovën.

Ai do të grumbullohet shumë shpejt me përfaqësuesen U-21 dardane. Prej janarit të vitit 2017 është pjesë e ekipit të parë të Falkenbergs, skuadër që garon në elitën e futbollit suedez (Allsvenskan). Sezonin e ri e ka nisur shumë mirë dhe sot gjeti golin e katërt në kampionat.

Falkenberg po humbiste 2-0 në fushën e Goteborg dhe sulmuesi i talentuar shkurtoi rezultatin në minutën e 73-të (Falkenbergs barazoi në shtesa dhe siguroi një pikë të rëndësishme). Eurogol i Sylisufajt, i cili goditi fluturimthi, u koordinua në mënyrë perfekte dhe dërgoi topin në trekëndësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!