VIDEO/ “Do anuloheshin 50 mijë gola kështu”, VAR nën akuzë në Spanjë

schedule09:50 - 27 Tetor, 2020

schedule 09:50 - 27 Tetor, 2020

Levante u ndal në një barazim 1-1 kundër Celta Vigo në shtëpi, ndërkohë që në minutat shtesë skuadrës nga Valencia iu anulua një gol që sigurisht do të hapë polemika në Spanjë. Dani Gomez e dërgoi topin në rrjetë, ndërkohë që arbitri e pa aksionin në VAR dhe mori vendimin që ta anulonte golin.

Te Levante u tërbuan pas vendimit të marrë. Pamjet filmike tregojnë se është një vendim shumë i dyshimtë, pasi lojtari i skuadrës vendase nuk ishte në rreze të portierit. Madje “gardiani” i Celta Vigo e preku pak topin, që u ndal më pas në rrjetë.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Levante, Paco Lopez, i cili nuk arrin të gjejë dot një shpjegim për vendimin e marrë nga arbitri për golin e anuluar në shtesë. “Pavarësisht se sa herë e shohim atë rast, askush nuk mund ta shpjegojë pse e kanë anuluar. Nëse kanë thirrur nga VAR, atëherë…

https://streamable.com/s8211d

U dhashë një shpjegim të rregullores dhe duket se ata kanë urdhrin për ta anuluar golin. Mendoj se me këtë mënyrë mund të anulohen 50 mijë gola. Nuk e kuptoj shpjegimin, as duke i parë pamjet”, u shpreh Lopez në konferencë shtypi.

Më pas ai shtoi: “Këmbëngul sërish, duke parë pamjet është e vërtetë që Roger është në pozicion jashtë loje. Ajo që duhet të shihni është nëse ndërhyn në vizionin e portierin. Aty shohim momentin e goditjes. Ajo që unë nuk kuptoj është pse e thërrasin nga VAR-i”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!