Fitorja e Novak Djokoviç në finalen e turneut të Adelaide ishte episodike pasi tenisti serb gjatë ndeshjes i kërkoi vëllait të tij të largohej nga fusha.
Në videon pas përfundimit të setit të parë kundër numrit 33 të botës, Sebastian Korda, shihet Djokoviç i zemëruar duke drejtuar gishtin nga skuadra e tij dhe i kërkon dikujt të largohet.
Sipas gazetarëve që përcjellin ndeshjen, pas shenjës së Djokoviç, vëllai i tij, Marko dhe një person tjetër u larguan nga ekipi i tenistit serb. Pas fitores, megjithatë, Djokoviç donte të qetësonte situatën. “Dua të falenderoj ekipin tim për tolerimin në kohët e mira dhe të këqija. Sot jam i sigurt se nuk e kanë kaluar mirë me reagimet e mia, por i falenderoj që janë këtu.
Këtu ishte edhe vëllai im Marko, nuk e pashë sa duhet, ndaj e falenderoj që ishte këtu, të dua”, ka shtuar tenisti serb./h.ll/abcnews.al
Novak #Djokovic yelling to his box in Italian to get out after the first set loss against Korda. Looks like his agents and brother Marko left promptly.
?: @sportklub pic.twitter.com/py6d21p1Ir
— Luka Nikolić (@luksie1) January 8, 2023