Djali u përpoq të festonte një gol në stilin e Cristiano Ronaldos, por zbarkoi në spital

schedule18:19 - 29 Shtator, 2022

schedule 18:19 - 29 Shtator, 2022

Një djalë u përpoq të kopjonte festën e Cristiano Ronaldos, por fatkeqësisht përfundoi në spital.

Tifozët dhe shokët e skuadrës shpesh imitojnë festën ikonë të Ronaldos, por siç duket, jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, shkruan abcnews.al.

Djaloshi u përpoq të bënte imitimin më të mirë të Cristianos duke shënuar një gol, por përfundoi duke u ulur jashtëzakonisht keq në këmbën e tij të majtë pas një kërcimi. Futbollisti fatkeq është dërguar në spital. Si trajtim shtesë shokët i dhanë birrë dhe pica.

Meqë ra fjala, Cristiano kreu për herë të parë festën e famshme në ndeshjen parasezonale midis Real Madrid dhe Chelsea në vitin 2013. /G.D abcnews.al/