Ideja e një të riu për t’i propozuar partneres së tij gjatë udhëtimit të tyre në Romë nuk ishte e mirë pasi mori një “jo” të fuqishme prej saj!
Siç shihet në një video që është bërë virale, gjithçka është në rregull pasi dyshja kërcejnë në “Via dei Condotti” nën dritat e Krishtlindjeve.
I riu më pas ulet në gjunjë duke mbajtur një unazë, nën tingujt e “O Sole Mio” nga një tenor.
Përpara dhjetëra të pranishmëve, i riu i kërkon të dashurës të martohet me të dhe ajo i përgjigjet: “Nuk e prisja. Nuk isha gati. Por a është kjo arsyeja pse erdhëm në Romë?’
Siç shihet edhe në video, vajza dukshëm në siklet i kërkon vazhdimisht të dashurit të saj të ndalojë, ndërsa tenori vazhdon të këndojë.
Më pas ai e pyet sërish para audiencës: “A është po apo jo?”
Ajo përgjigjet se është “jo” dhe djali më pas ngrihet i lënduar./abcnews.al
@herclueless Good @Cartier ♬ original sound – herclueless