VIDEO/ “Djajtë” rikthehen te fitoret, Milan fiton bindshëm ndaj Monza-s në “San Siro”

schedule15:22 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 15:22 - 17 Dhjetor, 2023

Më në fund po rikthehen aty ku duhet. “Djajtë” e Milan kanë siguruar një tjetër fitore me shumë vlera, në “San Siro” kësaj radhe ndaj skuadrës së Monza, teksa i kanë mundur këta të fundit, me rezultatin e thellë, 3 me 0, në përballjen e vlefshme për raundin e 16-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Sipari i golave u hap nga “tulipani” i mesfushës, Tijjani Reijnderi, i cili gjeti rrugën e rrjetës, që në mintuën e 3’-të të sfidës, pas një pasimi fantastik në Pulisic, ndërsa në minutën e 41’-të të pjesë së parë, 18-vjeçari serb, Jan-Carlo Simic dërgon topin në portën kundërshtare, duke arritur të shënojë që në debutimin e tij, me fanelën e “kuqezinjve”.

Për të “vulosur” rezultatin e thellë, 3 me 0 mendoi “bomberi” zviceran, Noah Okafor, i cili vetëm 9 minuta pas hyrjes së tij në fushë dërgon topin pas shpinës së Di Gregorio, në minutën e 76’-të të sfidës, për të siguruar një fitore spektakolare, për shokët e tij të skuadrës, ndaj një kundërshtari jo pak të vështirë.

Falë këtij rezultati Milan ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe vijon të pozicionohet në vendin e 3-të të renditjes, kësaj radhe, me një diferencë prej vetëm 5 pikësh, nga Juventus i vendit të 2-të dhe 6 pikë më pak se Inter i vendit të parë, ndërsa Monza mbetet në vendin e 11-të të renditjes, me 21 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!