Christian Eriksen do të vijojë karrierën me Interin. Zikaltrit arritën akordin me Tottenham dhe mesfushori danez ka zbarkuar në Milano. 27-vjeçari do të kryejë sot vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re, teksa të shumtë janë tifozët që kanë dalë për ta pritur.
Klubi italian pagoi 20 milion euro për kartonin e lojtarit nordik dhe Antonio Conte ka siguruar më në fund mesfushorin e munguar. Eriksen do të firmosë një kontratë deri në vitin 2024 me Interin dhe është gati të nisë aventurën e re pas 6.5 viteve të kaluara në klubin londinez. /abcnews.al
Here he is! Christian #Eriksen just landed in Milano. And is going to be a new #Inter player. ?⚫#fcim #thfc #transfers@TuttoMercatoWeb pic.twitter.com/rGtLgVeRNU
— Alessandro Rimi (@Ale_Rimi) January 27, 2020