VIDEO/ Dinamo e Shkëmbit tregon “muskujt”, mposht Skënderbeun në Korçë

schedule19:59 - 4 Gusht, 2021

schedule 19:59 - 4 Gusht, 2021

Dinamo e Bledi Shkëmbit ka treguar forcën në Korçë, pasi ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 ekipin e Skënderbeut.

18 herë kampionët e vendit shënuan që në pjesën e parë me Agim Ibraimin, sulmuesin që i kanë besuar edhe shiritin e kapitenit.

Me fillimin e pjesës së dytë Skënderbeu u mundua të reagonte dhe ia doli të shënonte me anë të Uerdi Marës.

Dinamo nuk u pajtua me rezultatin dhe Samake, pas një goditjeje këndi, arriti të realizonte golin që do të ishte i fitores për skuadrën nga kryeqyteti.

Skënderbeu-Dinamo 1-2
Shënues:
Mara 59′ /Ibraimi 29′, Samake 69′