VIDEO | “Dil jashtë po nuk besove”, Mourinho “show” në konferencë

schedule16:41 - 10 Janar, 2020

schedule 16:41 - 10 Janar, 2020

Jose Mourinho do të sfidojë nesër skuadrën e Liverpool dhe ai e di shumë mirë se Tottenham e pret një sfidë e vështirë. Portugezi u shfaq sot para gazetarëve dhe nuk u fsheh për të thënë se do donte ta kishte të plotë skuadrën para një sfidë të tillë.

“Kur punoja me ju (Sky Sport), ju kam thënë që Liverpool do të shpallet kampion. Kjo ka ndodhur tre muaj më parë. Kjo situatë për mua nuk është surprizë. Ata janë ekipi më i mirë i kampionatit. Është një sfidë e madhe dhe e vështirë.

Do preferoja të luanim me ekipin e plotë, por kjo është situata dhe nuk kemi çfarë bëjmë. Kane? Nëse flas shumë për Harry, do dëshpërohesha dhe pastaj ju do të thoni se u shfaqa si mjeran dhe në humor të keq. Sigurisht është një lajm i keq”, u shpreh “Special One”.

Portugezi u pyet nëse beson se Tottenham mund të marrë rezultat pozitiv dhe nuk mund të mos lëshonte një batutë. “E dimë situatën, e dimë sa të mirë janë ata. Mund ta imagjinoj që në këtë sallë vetëm unë dhe ky djalë këtu besojmë se mund të fitojmë. Ndoshta vetëm ne të dy (i drejtohet Simon Felstein, shefit të Departamentit të Komunikimit), por ne besojmë. Ne besojmë, duhet të besojmë. Nëse nuk beson, dil jashtë!”, përfundoi Mourinho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!