VIDEO | Dhuratë për koleksionistin shqiptar, fanella e Zanettit i vjen në Elbasan

schedule18:20 - 9 Shkurt, 2020

schedule 18:20 - 9 Shkurt, 2020

Xhevdet Muzhaqi është një personazh i futbollit shqiptar. Mirëmbajtësi i fushës së “Elbasan Arena”, i cili shpesh ndihmon edhe në stadiumet e tjera, si në Shkodër, Laç e Durrës, ka marrë dhuratën e radhës.

Xhoda, siç e thërrasin të gjithë, njihet për koleksionet e mëdha të fanellave dhe së fundmi ka siguruar edhe atë të Javier Zanettit. Ish-kapiteni legjendar i Interit, aktualisht në rolin e zëvendës presidentit të klubit zikaltër, dallohet në video e postuar.

“Xhoda, Elbasan Arena, një përqafim të ngrohtë dhe po të nis uniformën e firmosur. E di që do e vendosësh përkrah koleksionit tënd”, deklaron interisti i famshëm.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!