Mesfushori i West Hamit, Declan Rice, është frikësuar sërish sot, kur shoku i skuadrës Jack Wilshere, në mënyrë qesharake e trembi kur kërceu nga një lavatriçe.
Wilshere u sigurua që Rice të kishte ditëlindjen më të bukur dhe më të paharrueshme, duke i përgatitur këtë “dhuratë” që u bë menjëherë virale. Wilshere kërcen jashtë lavatriçes dhe hidhet duke bërtitur, duke e bërë kolegun e tij të trembej në dhomën e lavanderisë së West Ham.
Një video e postuar në Instagramin e Wilshere u bë menjëherë virale dhe Rice, me shumë gjasa nuk e ka marrë ende veten. Çfarë dhurate për ditëlindje…/abcnews.al