VIDEO/ Dhuna nuk mungon as në Spanjë, përplasje e frikshme mes tifozëve para sfidës Real Sociedad-Benfica

schedule18:36 - 8 Nëntor, 2023

schedule 18:36 - 8 Nëntor, 2023

Përleshje tifozësh përpara nisjes së Real Sociedad-Benfica, takim i vlefshëm për grupin D në Champions League. Ku bëjnë pjesë edhe Interi e Salzburgu, që do të përballen sonte mes tyre në “Red Bull Arena” (21:00).

Shumë ultras të “Shqiponjave të Lisbonës” kanë udhëtuar drejt Spanjës, aty ku janë përballur me ultrasit baskë. Siç dallohet në video, përplasja ka nisur në një nga baret e qytetit spanjoll, teksa nuk mungojnë flakadanët kundrejt njëri-tjetrit.

Ndërkaq, takimi i luajtur në Lisbonë mes këtyre dy skuadrave, përfundoi 0-1 për Real Sociedad. Që siguroi tri pikët falë golit të Brais Mendez.

SHIKONI VIDEON: