Migjen Basha është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Melbourne Victory, që e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe. Pas shtatë javësh kampionat, skuadra e mesfushorit shqiptar numëron 5 pikë në tabelën e klasifikimit.
Ditën e sotme kanë pësuar humbjen e katërt ndaj Adelaide United dhe Basha ishte protagonist negativ. Dy minuta pasi Melbourne Victory barazoi, mesfushori devijoi një top në zonë dhe e çoi në portën e tij.
Ky episod i përket minutës së 63-të të takimit, ndërkohë që pesë minuta më pas Adelaide United shënoi edhe golin e tretë dhe vulosi fitoren. /abcnews.al