Tirana dhe partizani vijojnë të ngacmojnë në distancë, në rrjetet sociale. Golit të Nexhipit, për 41 sekonda, bardheblutë iu përgjigjën me Mahir Halilin, i cili realizoi në portën e të kuqve për 20 sekonda. Gjithsesi ende nuk ka mbaruar asgjë.
Tirana këtë herë i kujton rivalëve të qytetit një disfatë të sezonin 2003-2004, kur ata fitonin me rezultatin e ngushtë 1-0. Vendimtar në atë përballje ishte i mirënjohuri Indrit Fortuzi, i cili brenda zonë nuk ishte nga ata që falte.
Sulmuesi shënoi dhe festoi më pas me tifozët, ndërkohë që Tirana nuk mjaftohet me publikimin e videos, duke i konsideruar disfata e Partizanit me ta si një “deja vu”. /abcnews.al