VIDEO/ Derbi i zjarrtë mbyllet pa “krisma”, Skocia frenon “armiqtë” e Anglisë

schedule22:50 - 18 Qershor, 2021

schedule 22:50 - 18 Qershor, 2021

Ndeshje shumë e bukur dhe plot raste, por asnjë gol në Angli-Skoci, sifidë e vlefshme për grupin D të Euro 2020. Derbi i zjarrtë ishullor i luajtur në mitikun “Wembley” në Londër, prodhoi emocione të shumta, por asnjë nga skuadrat nuk ia doli të shënonte golin e fitores.

Adams krijoi rastin e parë për miqtë, ndërsa John Stones goditi shtyllën skoceze me kokë pas një krosi të ardhur nga goditja e këndit. Anglia u shfaq e rrezikshme edhe me kapitenin Harry Kane në pjesën e parë.

Më pas e mori skenën Skocia, që humbi dy raste për gol. Kaq për pjesën e parë, ndërsa 45 minutat e dyta ishin edhe më të bukura, me sulme nga njëra portë në tjetrën.

Mason Mount dhe Raheem Sterling rrezikuan për “Tre Luanët”, ndërsa Skocia iu afrua golit me Lyndon Dykes. Përfundimisht 0-0 me Skocinë që merr pikën e parë dhe feston në fund me tifozët e zjarrtë, ndërsa Anglia ndan kreun me Çekinë me nga 4 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!