VIDEO/ Derbi i shqiptarëve në Itali, arbitri nuk e quan gol një perlë nga mesfusha

schedule10:19 - 29 Tetor, 2020

schedule 10:19 - 29 Tetor, 2020

“Goal Line Technology” do t’ia kishte vënë “vulën”, por në ndeshjen e Kupës së Italisë nuk ka VAR. Manuel Iori, pasi kishin kaluar 26 minuta lojë, nga gjysmëfusha e tij tentoi golin duke parë pozicionin e portierit të Spezia.

Futbollisti i Citadella u befasua kur arbitri nuk e konsideroi gol të rregullt, edhe pse nga pamjet të krijojnë idenë se vendimi i arbitrit ka qenë i gabuar.

Më pas Spezia, që në fushë pati edhe mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, shënoi dy gola në portën e mbrojtur po nga një shqiptar, Elhan Kastrati, dhe u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Italisë. /abcnews.al