VIDEO/ Derbi “i çmendur” kryeqytetas, Tirana fiton në minutën e 100-të

schedule21:58 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 21:58 - 23 Dhjetor, 2021

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana ka përfunduar me rezultatin 1-2 për Tiranën.

Në këtë ndeshje ndodhën disa ngjarje ku e ndërprenë disa herë lojën. Tifozët kanë hedhur disa herë tymuese në fushën e lojës duke detyruar gjyqtarin kryesor të ndërpresë lojën për disa çaste.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 27-të ku Përgjoni shënoi golin e parë. Pas një krosimi nga këndi, Ngo’o devijon dhe topi përplaset në kokën e Përgjonit, për të shkuar me shumë fat në trekëndëshin e portës së Teqjas.

Në pjesën e dytë rastet nuk munguan, por finalizimi po. Në minutën e 79-të Junior gaboi nga 11 metërshi por e rikuperoi gabimin në minutën e 84-të përsëri nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithçka u duk sikur mbaroi por befasia ndodh në minutën e 100-të ku Xhixha shënon golin e fitores për Tiranën me një aksion spektakolar.

Tirana ka marrë tashmë tre pikë me vlerë duke “blinduar” vendin e parë.

Pas 15 javësh Tirana mban vendin e parë me 33 pikë, ndërsa Partizani renditet i 5-ti me vetëm 18 pikë.

Ndërkohë, Kategoria Superiore do të rikthehet vitin e ardhshëm në mes të muajit janar./h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!