Valerenga-Odd është një duel shumë i rëndësishëm për një biletë në Europa League. Sfida e javës së 24-t e kampionatit norvegjez, është zhbllokuar në minutën e 39-të.
Autori i golit është Herolind Shala, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës. 28-vjeçari u tregua i saktë brenda zonës kundërshtare dhe i dhuroi Valerengës avantazhin.
https://streamable.com/998rts
Goli i dytë në kampionatin nordik për Shalën, i cili numëron edhe dy asiste. Në krahun tjetër, si titullar me Odd e ka nisur një tjetër lojtar dardan, Elbasan Rashani. /abcnews.al