Tottenham u mposht një ditë më parë nga RB Leipzig dhe londinezët duhet të fitojnë në Gjermani që të kualifikohen në raundin tjetër të Champions League. Në takimin e djeshëm pati edhe një reagim jo të mirë të Dele Alli, i cili nuk e priti mirë zëvendësimin.
Ai e shprehur me gjestet e bëra në stol, teksa përplasi në tokë një shishe uji dhe më pas edhe takat e tij. E gjitha kjo nuk kaloi pa u vënë re, ndërkohë që pas ndeshjes u pyet edhe trajneri Jose Mourinho. Portugezi e kishte gati përgjigjen.
https://twitter.com/KemarJM/status/1230260079351517184?s=20
“Mendoj se ai ishte i inatosur me paraqitjen e tij dhe jo me mua. Ai e di pse e hoqa dhe pas zëvendësimit ekipi u përmirësua”, është shprehur trajneri i Tottenham, në konferencën e zakonshme për shtyp pas ndeshjes. /abcnews.al