VIDEO/ Debutim me “manita” për Pirlon, Juve pa mëshirë ndaj Novara

schedule12:39 - 13 Shtator, 2020

schedule 12:39 - 13 Shtator, 2020

Andrea Pirlo debuton me fitore në krye të Juventusit, që sot zhvilloi miqësoren e parë kundër Novara. Dominim total dhe në fund përballja u mbyll me rezultatin e thellë 5-0 në favor të bardhezinjve.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi i zakonshmi Cristiano Ronaldo, i shërbyer nga Kulusevski. Suedezi debutoi me Juventusin, ashtu sikurse edhe McKennie. 1-0 pas 20 minutash lojë dhe në pjesën e parë nuk pati më rrjeta të tundura.

Pirlo me nisjen e pjesë së dytë nisi me lëvizjet nga stoli dhe ata që u hodhën në fushë edhe shënuan. Fillimisht ishte Ramsey ai që ndëshkoi Novarën për të dytën herë, kurse më pas stafetën e mori Marko Pjaca. Në shtesa shënoi dy herë edhe i riu Portanova, për ta mbyllur takimin me shifrat 5-0. /abcneës.al

Juventus-Novara 5-0
Shënues:
Ronaldo 20’, Ramsey 57’, Pjaca 66’, Portanova 91’, 93’

Formacioni i Juves: Szczesny, Alex Sandro, Bonucci, Chiellini, Danilo, Cuadrado, McKennie, Rabiot, Ramsey, Kulusevski, Ronaldo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!