Sportisti shqiptar, Bernardo Sopaj ka debutuar të shtunën mbrëma në UFC. 23-vjeçari nga Fieri ka pësuar një humbje të dhimbshme nga rivali Vinicius Oliveira. Në ring Sopaj u paraqit mirë deri në momentin e lëndimit të këmbës.
Pas saj, rivali ka përfituar dhe me një kërcim e ka goditur shqiptarin me gju në fytyrë duke e plasur në ring. Në momentin e parë pati alarm për gjendjen e Sopaj, me sportistin që u duk i pavetëdijshëm pas “knockout”, por më pas u përmend..
Sopaj më herët ka qenë pjesë e Pro MMA dhe ka siguruar 11 fitore dhe tre humbje./ h.ll/abcnews.al
Albanian debutant Benardo Sopaj gets his memories forcibly removed from his skull by Vinicius Oliveira. pic.twitter.com/87HimEt48f
— SlavTrapgod (@PUNISHEDSTG) March 2, 2024