Jurgen Goxha ka debutuar me gol tek ekipi i ri. Mbrojtësi shqiptar luan në Azerbajxhan prej gushtit të vitit të kaluar. Vjet ishte pjesë e Gabala, ekip me të cilin realizoi dy gola.
Një javë më parë u transferua te FK Sabail. 28-vjeçari ka luajtur sot takimin e parë me ekipin azer, dhe ka gjetur golin e parë në duelin jashtë fushe ndaj Sabah Baku, që përfundoi 0-1.
Minuta e 30-të, goditje këndi për Sabail dhe Goxha përfitoi nga një grushtim i portierit, duke dërguar topin në rrjetë nga fare afër.
Festë për qendërmbrojtësin shqiptar, i cili e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën e dytë azere. /abcnews.al