VIDEO/ Debutim ëndrrash për “Legjionarët”, Muçi protagonist te Besiktas, Muja shënon për 20 minuta

schedule21:16 - 12 Shkurt, 2024

schedule 21:16 - 12 Shkurt, 2024

Duket se transferimi në Turqi ka qenë zgjedhja e duhur për “Legjionarët” e Kombëtares tonë, si në rastin e Ernest Muçit, i cili u transferua për shifrën rekord të 10 milionë eurove, te “gjigantët” turq, të Besiktas, ashtu edhe për ish-“yllin” e Antëerp, Arbnor Muja, i cili u transferua nga “gjigantët” belg, te skuadra e Samsunspor, për shifrën e 2 milionë eurove.

Të dy bënë debutimet e tyre, me skuadrat respektive pasditen e kësaj të hëne, ku madje arritën të bëheshin edhe protagonistë. Ernest Muçi qëndroi për plot 94’ minuta në fushën e blertë e nga specialistët u vlerësua me notën 7.2, ku pavarësisht se nuk arriti të gjente rrjetën kundërshtare dhuroi një performancë mbresëlënëse, ku rrezikoi jo pak portën e Kayserispor.

Mirëpo, në rast se Muçi nuk gjeti golin, komplet e kundërta ndodhi me Mujën, të cilit i kanë mjaftuar vetëm 20 minuta në fushën e blertë për të gjetur goli. “Fantazisti” nga Mitrovica u fut në fushën e blertë, në mintuën e 70’-të të sfidës dhe në minutën e 90’-të të sfidës dërgon në rrjetë një pasim të Holse, për të regjistuar golin e tij të parë në elitën e Turqisë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!