VIDEO | Debati Lera-Shyti, në studion e Pressing zbulohet gjithçka

schedule11:43 - 17 Janar, 2020

schedule 11:43 - 17 Janar, 2020

Mbrëmë, në emisionin Pressing në ABC News, u zgjodh tema e diskutimit për ligjin e munguar të Paketës së Sportit. Të ftuarit në studio kishin mundësinë të debatonin me Niko Lerën, drejtorin e përgjithshëm të politikave fiskale në Ministrinë e Financave. Koço Kokëdhima, presidenti i Apolonisë, bëri një debat të gjatë me Lerën, si dhe drejtori i përgjithshëm i Teutës, Artan Shyti. Ky i fundit i bëri dy pyetje Lerës, duke i kërkuar llogari për uljen e buxhetit nga 3.34 miliard lekë, në 790 milion.

SHYTI – “Kam qenë në pozicion në Ministrinë e Sportit në ato vitet që po flasim. E di të sigurt, në 2005, sporti ka pasur 3.34 miliardë lekë të vjetra në vit buxhet në Ministrinë e Sportit në atë kohë. Pse sot ka 790 milion lekë të vjetra? Pyetja e dytë është kjo: Ne jemi njerëz të sportit dhe kam këtë pyetje. Me gjej një fushë tjetër të jetës ekonomike, shoqëror në Shqipëri, që nga 2005, deri në 2020, është vetëm 30%. Çdo fushë tjetër është shtuar, arsimi, shëndetësia, mbrojtja, të gjitha, janë shtuar. Pse sporti është sa 30% e 2005-ës? Më gjej një tjetër që është 30% e 2005-ës! Si shpjegohet, Kosova është më e pasur se ne që e ka buxhetin 11 milion euro?

LERA – “Sepse Qeveria ka dhe prioritete të tjera. E dini ju se 20 miliard lekë janë alokuar për rindërtimin? E dini ju sa rritet financimi për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për një vit në Shqipëri? Unë nuk jam specialist i ndarjes së buxhetit, as specialist i Ministrisë së Sporteve të dhe Arsimit që të shpjegoj pse është ulur buxheti i sportit dhe pse është rritur buxheti i arsimit. Qeveria apo Qeveritë, në vitet e ndryshme, në periudha të ndryshme, kanë prioritete të ndryshme. Natyrisht që jam plotësisht me ju, që sporti të financohet, do të ishte shumë mirë që sporti të kishte financime disa-fish më shumë nga buxheti i shtetit, por këto janë mundësitë e buxhetit shqiptar, këtë duhet ta kuptoni”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!