VIDEO/ De Ligt nga distanca, gol me aromë titulli kundër Udineses!

schedule20:18 - 23 Korrik, 2020

schedule 20:18 - 23 Korrik, 2020

Mathijs De Ligt ka shënuar një supergol për Juventusin, në takimin në transfertë kundër Udinese. Një gol që deri më tani, i jep titullin kampion “Zonjës së Vjetër”.

Një krosim i Rabiot largohet nga mbrojtja vendase, ndërsa De Ligt vjen me shpejtësi nga mesi i fushës dhe rreth 30 metra distancë, nuk mendohet dy herë, duke lëshuar një silurë me të djathtën! Supergol./abcnews.al

Serie A, java 35

Udinese – Juventus  0-1
De Ligt 42’