VIDEO/ Danimarka në festë, thyen Çekinë dhe përralla EURO 2020 vazhdon

schedule19:56 - 3 Korrik, 2021

schedule 19:56 - 3 Korrik, 2021

Danimarka kualifikohet në gjysmëfinale të EURO 2020, pasi ka mposhtur Çekinë me rezultatin e ngushtë 2-1. Danezët e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike, duke shënuar me Delaney, goli numër 24 me kokë, që vendosi një rekord të ri në historinë e kampionateve europiane.

 

Çekia kishte një mundësi ta barazonte me Holes në minutën e 22-të, por nuk ia doli. Në fundin e pjesës së parë, pas një krosimi perfekt nuk fali Kasper Dolberg, i cili goditi saktë me këmbë dhe e çoi topin në rrjetë.

Danimarka në 45 minutat e para ishte më lart, ndërsa Çekia më pas u fut në fushë me idenë e qartë për ta hapur takimin. Pas katër minutësh, Patrick Schick ndëshkoi Danimarkën me një goditje të saktë nga brenda zonës.

Soucek u mundua të rrezikonte në dy momente për të shënuar golin e barazimit. Nga ana tjetër Danimarka ishte e qartë dhe në dy nga zbritjet e saj iu afrua shumë golit të tretë. Fillimisht ishte Poulsen dhe më pas Maehle.

Asnjëri prej tyre nuk shënoi, ndërkohë që në minutat e fundit Çekia bëri çmos që të shënonte golin e barazimit. Minutat shtesë ishin emocionuese, por nuk dhuruan ndonjë gol tjetër dhe Danimarka shkon në gjysmëfinale dhe pret të mësojë rivalin nga çifti Angi-Ukrainë. /abcnews.al