VIDEO/ Danimarka ndëshkon sërish Çekinë, “sprinton” për në gjysmëfinale

schedule18:44 - 3 Korrik, 2021

schedule 18:44 - 3 Korrik, 2021

Danimarka është e pandalshme sot ndaj Republikës Çeke dhe ka arritur të shënojë golin e dytë, duke bërë një hap gjigant për në gjysmëfinale.

Ishte Kasper Dolberg i Nices në Francë, që finalizoi fort dhe saktë një krosim të Maehlhe nga e majta.

Sfera kaloi thuajse gjithë perimetrin e portës dhe më pas Dolberg e devijoi në rrjetë. /abcnews.al