Në një kopsht zoologjik në Australi 5 luanë u arratisen nga kafazet e tyre. Koopshti zoologjik Taroonga në Sidnei publikoi pamje të incidentit.
Njëri prej këlyshëve kaloi përmes gardhit rrethues dhe u ndoq nga 3 të tjerët. Luani i rritur, i quajtur Ato, doli i fundit. Luanesha Maya dhe e vogla Ayanna qëndruan në vendet e tyre ndërsa kujdestarët i zhvendosën drejt strofullës, sipas ‘‘BBC’’.
Të ‘arratisurit’ bënë një shëtitje të vogël. Tre prej këlyshëve u rikthyen vetë në kafaze, ndërsa babai i tyre i ndoqi pasi u ndihmua nga stafi të kthehej në kafaz.
Këlyshit të fundit, Malika, iu injektua qetësues përpara se të ribashkohej me familjen e saj.
Ngjarja në fjal ka ndodhur në 2 Nëntor po vijon të hetohet./abcnews.al