Të paktën 20 persona kanë hyrë në një dyqan bizhuterish në Kaliforni dhe kanë grabitur 1.4 mln dollarë, brenda thuajse një minute.
Grabitja ka ndodhur në qershor të 2025 në dyqanin e bizhuterive në Fremont, ndërsa pamjet tashmë kanë bërë xhiron e rrjetit.
Autorët e realizuan grabitjen duke përdorur çekiçë, varre, thyen xhamat dhe morën rreth 75 – 80 % të mallrave. Ndërkohë raportohet se policia ka arrestuar 4 persona të moshës 20-29 vjeç, dy prej të cilëve u liruan.
Sipas New York Post në rreth 70 sekonda morën më shumë se 1.4 mln dollarë dhe u larguan me mjetet që i prisnin jashtë.


