Ngjarje të turpshme ndodhën pas ndeshjes së javës së 30-të të Superligës së Turqisë, në të cilën Fenerbahce mposhti Trabzonsporin me shifrat 3-2.
Në përfundim të sfidës, teksa lojtarët e Fenerbahce po festonin fitoren në mesfushë, tifozët kundërshtarë hynë në fushën e blertë dhe kanë sulmuar fizikisht lojtarët verdheblu.
Kur lojtarët e Fenerbahce u vetëmbrojtën duke kundërsulmuar, situata u rëndua dhe u kthye në një arenë lufte.
Dhuna nuk ishte vetëm brenda në fushë, por edhe në tribunat e stadiumit. Një zyrtar i klubit të Fenerbahce hodhi sende të forta në drejtim të tifozëve vendas, ndërsa goditi edhe një person me një filxhan kafeje në kokë, ku madje tifozi nuk ishte i përfshirë në këtë konfrontim./h.ll/abcnews.al