Mirlind Daku është kthyer në protagonist në kampionatin rus, ku gjeti rrugën e rrjetës përballë Baltikës.
Në minutën e 6-të të takimit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare kontrolli mjaft mirë një top të gjatë dhe brenda zonës nuk gaboi, duke lënë pas dy mbrojtësit kundërshtarë.
Ky është goli i tretë që Daku shënon për Rubin Kazanin që pas transferimit të tij këtë verë në Rusi./ h.ll/abcnews.al