Është mbyllur ndeshja më e rëndësishme e javës së 16 të IPKO Superligës së Kosovës. Drita ka arritur të mposhtë Ballkanin me shifrat 2-1 në shtëpi dhe të marrë kreun e renditjes për herë të parë në këtë sezon.
https://twitter.com/Arbon23/status/1335574781551386624
Skuadra e Ismet Munishit i është dorëzuar dopietës së Kastriot Rexhës në minutat 31 dhe 45. Ndërkohë Daku shënoi në minutën e 44-t për Ballkanin, por pa arritur t’i japë pikë skuadrës së tij.
https://twitter.com/Arbon23/status/1335573715497709569
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Llapi arriti të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Besës së Pejës. Golat e Franc Veliut dhe Engjëll Hotit respektivisht në minutat 3 dhe 10 i dhanë triumfin vendasve në këtë ndeshje. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës, Java 16
Llapi-Besa 2-0
Shënues: Veliu 3’, Hoti 10’
Drita-Ballkani 2-1
Shënues: Rexha 31’, 45’/ Daku 44’
https://twitter.com/Arbon23/status/1335570369588187141

