VIDEO/ Dajsinani: Ujkën e studiova në miqësore, e ndjeva që do gjuante në atë krah

schedule16:15 - 21 Nëntor, 2020

schedule 16:15 - 21 Nëntor, 2020

Mario Dajsinani ishte njeriu i ndeshjes sot në sfidën Bylis-Skënderbeu, teksa priti një penallti dhe arriti të bëjë edhe disa ndërhyrje të tjera vendimtare. Pas ndeshjes gardiani i skuadrës korçare foli për Supersport dhe u shpreh:

“Falënderoj gjithë skuadrës për shpirtin e garës që treguan në fushë. E prita atë penallti dhe na ndihmoi të fitonim. E kisha ndjesi.

Me Ujkën në miqësore më goditi në atë krah dhe ma shënoi dhe këtë herë u hodha në atë krah dhe ia prita. Kam katër vite në këtë klub dhe besoj se tani është momenti i duhur për të bërë një hap më tej.

Kam punuar shumë këto kohë, suke ditur se trajnerin më të mirë të portierëve në Shqipëri e kishte Skënderbeu dhe kam mësuar shumë nga Bozhiqi. Unë kam për detyrë të mbroj portën, në lidhje me lojën e pjesës tjetër të skuadrës e di trajneri”, u shpreh portieri i korçarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!